Aleksandar Baçevski, drejtor i shkollës së mesme bujqësore në Tetovë, është shkarkuar nga detyra për shkak se ka marrë pjesë në sulmin ndaj deputetëve në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka konfirmuar drejtori i arsimit në Komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi, përcjell “Telegraf”.

“Po, po është shkarkuar nga detyra. Edhe komuna do të publikojë njoftimin e saj”, ka thënë Qazimi.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të sulmit ndaj deputetëve në Kuvend