Oprah nuk ha në mbrëmje, Khloe Kardashian ka eliminuar qumështin, Kim qëndron larg karbohidrateve, Beyonce është vegane.

Këto truke nuk mund t’i bëjë çdokush sepse nuk funksionojnë  dhe për disa janë thjesht mite të rreme, shkruan Blitz.al.

-Mos hani pas orës 18:00.

Disa njerëz për shkak të këtij miti mund të kenë probleme me stomakun gjatë natës.

-Shmangni glutenin.

Gluten nuk kanë vetëm ëmbëlsirat, por edhe buka e produkte të tjera. Kështu që kur vendosni të hiqni glutenin duhet të hiqni edhe ushqimet që kanë përmbajtje pak të ulët, nuk do të thotë se po hoqët çokollatat e biskotat keni hequr komplet glutenin.

-Kardio ju ndihmon për të humbur peshë.

Kardio është shumë e mirë, po ka edhe disa veti të dëmshme sepse shkakton lirimin e kortizolit, që çon në ruajtjen e yndyrave.

-Ju matni kaloritë pas shënimeve që jepen te produktet.

Në të vërtetë jo të gjitha produktet shkruajnë  numrin e vërtetë të kalorive.