Pushimi i drekës për më shumë se një orë mund të rrisë riskun ndaj diabetit. Sipas studimit, kjo ka ndodhur në 45% të rasteve të marra në pyetje.

Studiuesit e Universitetit të Tokios kanë përdorur informacione nga 21 studime të mëparshme, të cilat së bashku kanë mbledhur rreth 300,000 njerëz të cilët kanë folur për pushimin e tyre të drekës.

Në studim u vu re se personat që flinin për më shumë se 60 minuta në drekë vuanin më vonë nga diabeti ndërkohë që ata persona që flinin më pak se një orë, nuk kishin probleme të këtij lloji, shkruan blitz.al. Gjithashtu ata kanë thënë se jo vetëm për diabetin, por për mirëqenien në përgjithësi nuk duhet fjetur më shumë se 1 orë në kohën e drekës.