‘Shkupi 2014’ tani njihet si projekti që e prish bukurinë e kryeqytetit të Maqedonisë i cili më herët karakterizohej nga çiltërsia, gjelbërimi dhe elementet shqiptare gjithandej, shkruan Telegrafi Maqedoni.

 

Sot, Shkupi është qytet i stiroporit dhe hekurit të shkrirë në formë të përmendoreve që nuk i takojnë historisë dhe as së ardhmes së qytetit e as shtetit.

Mediat ndërkombëtare projektin ‘Shkupi 2014’ e kanë vlerësuar si projekt dështakësh dhe projekt kiç.