Dy deputet e Partisë Socialiste kanë debatuar këtë të martë në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhje deputeti Bashkim Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani me një pyetje për sa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg. Metani iu drejtua Finos duke e quajtur “zoti deputet”.

Bashkim Fino: Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vjet në këtë Kuvend dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që riashtaz kanë ardhur të rinj, dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë.

Artur Metani: Me mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundi

Fino-Ulsi Manjës: Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë

Ulsi Manja: Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë.

Artur Metani: Nuk ka të bëjë ekzekutimi me vendimin e Strasburgut. KLSH e ka gjetur pa probleme. Meqë u bë ndryshim ligjor ne nuk kemi pas vendimmarrje lidhur me këtë çështje./opinion.al