Një stuhi e fuqishme goditi Moskën gjatë orëve të fundit, duke vrarë 11 persona e duke lënduar të paktën 125 të tjerë, shumë prej tyre fëmijë.
Erërat e forta shpërthyen papritur dhe arritën një shpejtësi prej 80 km/orë.
Fuqia e erërave përmbysi makina, theu dhjetëra pemë e bllokoi shumë rrugë.
Sipas drejtuesve lokalë të kryeqytetit rus bëhet fjalë për një stuhi të paprecedentë.
Erërat e forta anulluan më shumë se 10 fluturime në dy aeroportet e mëdha të Moskës.
Numri i lartë i viktimave nga stuhia në një ditë të vetme ishte më i larti në të paktën 20 vjet.
Sipas statistikave, deri më sot 11 persona gjithsej kanë humbur jetën nga stuhitë në kryeqytetin rus që prej vitit 1998.