Moska zyrtare konsideron se iniciativa e Kosovës për themelimin e ushtrisë është papërgjegjësi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka thënë se autoritetet kosovare po provojnë për të krijuar një terren “të rremë juridik” për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Sputniknews.

Më tej thuhet se kjo iniciativë e Kosovës thyen edhe marrëveshjet e mëhershme, sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

“Ju kemi kushtuar vëmendje fjalëve të ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie se Uashingtoni mbështet këtë proces vetëm kur e vetëshpallura Republikë e Kosovës t’i bëjë ndryshimet kushtetuese”, thuhet në qëndrimin e diplomacisë ruse, transmeton Klan Kosova.

“Ideja e transformimit të Forcave të Sigurisë në forcë me të drejta të plota është ushqyer ndër vite nga autoritete në Prishtinë”.

“Fakti më i rëndësishëm është se ky veprim është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe në kundërshtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, duke paraparë se prania e forcave në këtë rajon mund të behet vetëm nën mandatin e Këshillit të Sigurimit, forcat e KFOR, që është në përbërje të anëtarëve të NATO”, thuhet më tej në qëndrim.