Seanca parlamentare për 5 vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit, Stevo Pendarovski, ka përfunduar për rreth 5 minuta, pasi këto pika nuk ishin vënë në diskutim por vetëm në rend dite. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, sot para fillimit të kësaj seance, deklaroi se, fati i vendimeve për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Pendarovski, do të varet nga vullneti i subjekteve politike, shkruan Portalb.mk.

“Aktualisht nuk kam qëndrime oficiale të partive politike. Besoj se shumica do të jenë në mbështetje të vendimeve, por zyrtarisht nuk ka ndonjë qëndrim të veçantë. Sipas procedurave, duhet të miratohen me shumicë dy të tretat të votave, ashtu siç e parasheh Kushtetuta. Eventualisht, për mos vërtetim apo miratim të vendimeve, për pasojat janë kompetente institucionet tjera që të vlerësojnë pasojat juridike të mundshme nga vendimi eventual që të mos të njëjtat”, deklaroi ai.