Mosmarrëveshjet e fundit midis Maqedonisë së veriut dhe Kosovës lidhur me eksport-import e materialit riprodhues të peshkut, janë vetëm një nga episodet e shumta të luftës së heshtur dhe të pashpallur tregtare ndërmjet gati të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor

Mosmarrëveshjet e fundit midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës lidhur me eksport-importin e materialit riprodhues të peshkut, janë vetëm një nga episodet e shumta të luftës së heshtur dhe të pashpallur tregtare ndërmjet gati të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor. Përkundër faktit se këto shtete janë nënshkruese të marrëveshjes CEFTA, që nënkupton edhe një tregti të lirë të ndërsjellë, megjithatë në vitet e kaluara nuk kanë qenë të pakta rastet e vendosjes së barrierave të ndryshme doganore, tarifore dhe të tjera që kanë penguar tregtinë e lirë në rajon, shkruan gazeta KOHA. Në parim, probleme të tilla nuk kanë zgjatur më shumë se disa javë, dhe janë zgjidhur pas negociatave të drejtpërdrejta midis palëve, ndërsa shpesh kanë shkaktuar edhe dëme jo të vogla për prodhuesit dhe tregtarët për shkak të pritjes së mallit në kufi, apo edhe për shkak të prishjes së prodhimeve të freskëta bujqësore.

Dhjetë ditë më parë, nga parë nga Ministria e Ekonomisë së Maqedonisë lidhur me pohimet e Ministrisë së Tregtisë së Kosovës për barrierat tregtare që i realizon shteti gjatë importit të peshqve dhe prodhimeve të shtetit, kanë thënë se ato janë konform marrëveshjes për tregti të lirë ÇEFTA dhe rregullativës evropiane që nuk lejon një import të tillë, megjithatë kanë shtuar se kërkohet zgjidhje për këtë problem. Vitet e kaluara, edhe tregtia midis Shqipërisë dhe Kosovës ka hasur në pengesa ë ndryshme.

Qeveria e Shqipërisë ishte “kërcënuar” se nëse deri më datën 1 korrik 2019, nuk heq masat e përkohshme tarifore ndaj importeve të Kosovës, konkretisht ndaj patates, birrës, qepës dhe gjithashtu të lehtësojë pagesat nga tarifa e skanimit dhe Rrugës së Kombit, dhe disa certifikuara fitosanitare, Kosova do t’i kthehej reciprocitetit, duke rritur kostot ndaj eksporteve të Shqipërisë në Kosovë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ishte mjaft i acaruar kur tha se ne jemi gati që për 24 orë të plotësojmë të gjitha kërkesat e bizneseve shqiptare për eksport në Kosovë, por akuzoi se pala shqiptare kishte 5 vite që po zvarrit bashkëpunimin vetëm në aspektin teorik, pa marrë asnjë masë konkrete.

Berat Rukiqi, kryetari i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, tha se prej dhjetë vitesh flitet për pengesat e vëna nga Shqipëria dhe përmirësime nuk ka. “Në asnjë rast, s’ka pasur asnjë grup interesi që kanë penguar një produkt të Shqipërisë të vijë në Kosovë. Nëse dikush nga Shqipëria ka dashur të hyjë në Kosovë, është favorizuar madje. Në gjithë këta sektorë, ne kemi pasur problem të hymë në Shqipëri. Me shumë telashe, për shkak të fuqisë financiare, ndoshta ka depërtuar birra. Ndonjë produkt i ushqimit, por jo në prezencë pa probleme. Edhe te birra sot flasim për barriera, edhe te mielli”, ka thënë ai.

Të njëjtin shqetësim ndau edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i cili pohoi se qeveria e Kosovës ka qenë më e disponueshme për plotësimin e kërkesave të bizneseve shqiptare, ndërsa pala jonë nuk po përparon, ndërsa taksa në Rrugën e Kombit duket se ka rritur më tej kostot për tregtinë ndërmjet dy shteteve të të njëjtit komb.

Ndërkohë që qeveria shqiptare, nëpërmjet ministres së Financave, Anila Denaj, ka premtuar se do të zgjidhë pakënaqësitë e bizneseve nga Kosova, duke përfshirë edhe tarifat e skanimit dhe ato të Rrugës së Kombit, kompanitë koncesionare pranojnë çdo zgjidhje nëse kompensohen nga buxheti i shtetit. Në fund të vitit 2018, Qeveria e Kosovës lajmëroi se taksat mbi importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të shtohen nga 10 për qind, siç u lajmërua më herët gjatë muajit, në 100 për qind. Kjo lëvizje vjen si pjesë e një historie së gjatë të marrëdhënieve të vështira të tregtisë ndërmjet tri shteteve që janë zhvilluar si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve politike. Vitin e kaluar, problemi i eksportit të miellit serb në Maqedoni ishte një ndër problemet në tregtinë e ndërsjellë midis shteteve të rajonit. Maqedonia kishte vështirësi të caktuara edhe në plasmanin e verës, shitjen e ëmbëlsirave industriale në tregun serb për gjoja keqpërdorimin e pronësisë industriale.

Gjithashtu, probleme të ngjashme me bllokadën e përkohshme të prodhimeve të tyre ushqimore-bujqësore janë shënuar në të gjitha shtetet e rajonit, që megjithatë në fund janë zgjidhur me pasoja të caktuara dhe me kompromis të palëve. Mosnjohja e ndërsjellë e certifikatave veterinare, fitosanitare dhe tjetra, barrierat e tjera teknike dhe jotarifore shpesh ju kanë shkaktuar probleme jo të vogla prodhuesve, tregtarëve dhe transportuesve që për shkak të vonesave prej disa ditë e deri disa javë kanë humbur shuma të konsiderueshme të të hollave.

Vitet e kaluara, gjithashtu kishte kërcënime nga Serbia se nëse nuk tërhiqen masat mbrojtëse që kufizojnë importin e lirë të gurit serb në Maqedoni do të ndërmerren kundërmasa me të cilat do të kufizojë importin e pemë-perimeve dhe verës nga Maqedonia në Serbi, por megjithatë diçka e tillë nuk u realizua në praktikë. Maqedonia para disa vitesh vendosi masën për import të kufizuar të grurit dhe miellit ku për një kilogram grurë të importuar, importuesit nga Maqedonia patjetër duhet të blejnë 3 kilogram grurë vendorë, ndërsa për një kilogram miell të importuar duhet të blihen patjetër duhet të blihen 4 kg miell vendor.

Para katër vitesh, u shkaktua problem i madh lidhur me ndalesën e tregtisë së lirë në rajon ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve midis Kroacisë dhe Serbisë për kalimin e refugjatëve nga Siria në drejtim të Hungarisë apo Kroacisë. Në verën e vitit 2015, kompanitë eksportuese të pemë-perimeve, por edhe bizneset e tjera në Maqedoni dhe rajon pësuan dëme të mëdha nga bllokimi i kufirit ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë. Kjo bllokadë u bë në periudhën kur të dy vendet ishin të ballafaquara me fluksin e madh të imigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, që migrojnë për në shtetet perëndimore. (koha.mk)