Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Monstra” të PSP-së, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vanë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Në seancën e kaluar është marrë në pyetje një dëshmitar, ndërsa kryetari i këshillit gjyqësor Ognen Stavrev paralajmëroi ekspertizë të re të 31 telefonave, që do të përpunohet dhe prezantohet si dëshmi e re në gjykim.

“Telefonat i kam gjetur në një depo në polici. Policia më tha se tani do të bëhet ekspertizë me teknologji të re që atëherë nuk ka ekzistuar”, tha Stavrev në seancën e fundit.