Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, rreth mesditës dhe pasdites mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe verilindore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 15, ndërsa ajo e ditës nga 24 deri në 31 gradë Celsius.

Edhe në luginën e Shkupit pasdite do të jetë jostabil me kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Temperatura do të lëvizë nga 13 deri në 30 gradë Celsius.

Deri të enjten do të mbajë mot jostabil, rreth mesditës dhe pasdites do të jetë me paraqitje lokale të reshjeve lokale të shiut dhe bubullimave me intensitet të ndryshueshëm. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa nga gjysma e dytë e ditës do të paraqitet stabilizim gradual i gjendjes së motit.