Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, e cila përgjatë Luginës së Vardarit do të përforcohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëviz prej 10 deri në 23 gradë celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.