Me vetëm 25cm trashësi të dëborës plot 2 javë është bllokuar rruga për në fshatin Mogilec ku jetojnë 11 banorë. Me dhjetra fshatra të tjerë në Kumanovë, Veles, Ohër etj. janë izoluar nga pjesa tjetër e vendit për shkak se autoritetet akoma nuk kanë arritur t`i pastrojnë rrugët – informon Zhurnal.

Moti i ftohtë ka shkaktuar edhe probleme të tjera, si në  Tetovë ku për shkak të djegies së kaldajës në muajin tetor objekti i komunës ka ngelur pa ngrohje qendrore. Probleme me nyemjen kanë edhe studentët e konvitkteve në Shkup të cilët kohë pas kohe ngelen pa rrymë. Mungesa e rrymës paraqe problem edhe për shumë fshatra, ndërsa nga EVN informojnë se shkak i ndërprerjes është mbingarkesa e rrjetit dhe në disa raste vjedhja e energjisë elektrike.

Probleme vërehen edhe në transportin hekurudhor ku ka vonesa të trenave për shkak se ka raste të plasaritjeve në binarë, por vende-vende edhe hekurudhë të papatruar nga dëbora.

Nga nesër pritet rritje e temperaturave por edhe reshje të reja shiu dhe dëbore të cilat mund të shkaktojnë probleme të reja për institucionet e papërgaditura.