Moti gjatë ditëve në vijim do të jetë stabil me vranësira të kohëpaskohshme, posaçërisht gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë kryesisht me diell ku temperatura maksimale do të jetë prej 6 deri 14 gradë celsius.

Të mërkurën moti pritet të jetë gati i njëjtë, me diell dhe me mjegulla në orët e mëngjesit ku temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri 14 gradë celsius.

Temperaturat minimale të enjten do të jenë nga -5 deri 2 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale nga 5 deri 12 gradë celsius.