Të enjten dhe të premten priten reshje lokale të shiut posaçërisht në pjesët jugore të vendit, ndërsa më pas vijon rënia e temperaturave.

Meteorologët paralajmërojnë se të premten do të ketë erë të përforcuar në drejtim verior. Nga dita e shtunë dhe gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë stabil, ndërsa temperaturat do të bien.

Temperatura e mëngjesit të enjten, të premten dhe të shtunën do të lëvizë prej 9 deri 18 gradë celsius, ndërsa të dielën prej 8 deri 16, kurse të hënën nga gjashtë deri 14 gradë celsius.

Temperatura ditore të enjten dhe të premten do të jenë nga 25 deri 41 gradë celsius, të shtunën nga 22 deri 29 gradë celsius, dhe të dielën nga 21 deri 28 gradë celsius.