Prej disa ditësh Italia është përfshirë nga reshjet dhe stuhi të forta të cila kanë shkaktuar persona të plagosur dhe dëme materiale të konsiderueshme.

Ditën e sotme, Pescara është përfshirë nga një stuhi breshëri, cili ka lënë të plagosur 18 persona. Të plagosurit janë transportuar për në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në një video të publikuar në You Tube, shihet që breshëri ka qenë në madhësinë e një topi tenisi, i cili jo vetëm që ka plagosur shumë njerëz, por edhe ka shkatërruar makina, dritare shtëpish dhe shumë rrugë.

Po ashtu, nga reshjet dhe stuhitë janë përfshirë edhe Emilia, Romagna, Marche dhe Abruzzo./ Opinion.al E.Xh.