Reshjet intensive të shiut po sjellin probleme në vend. Gjatë pasdites reshjet kanë sjellë përmbytjen e një segmenti në autostradën Tiranë-Durrës.

Uji ka mbuluar disa automjete të cilat ishin duke udhëtuar në këtë aks. Për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz.

Shumë automjete raportohet të jenë të bllokuara ndërsa rrezikohen nga rritja e nivelit të ujit që nuk arrihet të largohet përmes kanaleve të mbushura tashmë.

Situata po përkeqësohet moment pas momenti.