Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje të shiut, në malet borë. Më shumë reshje do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugore ku në shumë vende pritet të reshin rreth 20l/m2, ndërsa në vendet lokale edhe mbi 30l/m2.

Në pjesët juglindore do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë.

Më pak reshje do të ketë të enjten dhe të premten, kur do të fryjë erë e kohëpaskohshme e përforcuar veriore.