Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira me erë të përforcuar jugore dhe me paraqitje të të reshjeve të shiut, më intensive do të jenë në pjesët perëndimore të vendit. Vende-vende,reshjet e shiut veçanërisht në perëndim do të jenë përkohësisht më të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me bubullima, në disa vende në formë të motit të lig.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 14 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira me reshje të shiut të cilat përkohësisht do të kenë karakter të rrëmbyeshëm  dhe do të ndiqen me erë jugore të përforcuar të përkohshme, ndërsa do të ketë edhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla në fushëgropat e Shkupit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 10 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 19 gradë Celsius.

Të reshura të shiut do të ketë edhe gjatë ditës së nesërme dhe të mërkurën. Vende-vende lokalisht sasitë e tërësishme të ujit të matur do të tejkalojnë 60l/m2. Të reshurat e shiut përkohësisht do të ndiqen me bubullima, erë të përforcuar, vende-vende edhe në formë të motit të lig.

Të mërkurën do të fillojë të fryjë erë veriore nga fundi i ditës dhe ajo do të shkaktojë  rënie të dukshme të temperaturave.

Të enjten në pjesët malore në veri dhe perëndim do të ketë kushte për reshje të dobëta të dëborës.