Moti paradite do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, në mesditë vranësirat do të ulen dhe gjatë ditës do të jetë me diell dhe më i freskët. Do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri 15 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell deri me vranësira mesatare, në mesditë vranësirat do të ulen dhe do të mbisundojë mot me diell. Do të fyrjë erë e matur deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 13 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme do të mbisundojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Nesër dhe të hënën do të fryjë erë e matur, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturave ditore për 7 deri 10 gradë Celsius. Temperaturat e mëngjesit prej të hënës në disa vende do të ulen nën zero, ndërsa ato ditore prej të mërkurës do të jenë në rritje graduale.