Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të vogla lokale, kryesisht i qetë dhe i ftohtë. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 11 deri minus katër, ndërsa e ditës prej dy deri në nëntë gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell, përkatësisht i kthjellët dhe i ftohtë. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus 11, ndërsa e ditës do të ngritët deri tre gradë.