Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi verilindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 10 deri zero, ndërsa ajo e ditës prej dy deri nëntë gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus katër, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në gjashtë gradë.

Edhe në ditët në vijim, moti do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit. Në pjesën më të madhe të vendit do të ketë vranësira të vogla mesatare, ndërsa në pjesët jugore vranësira të konsiderueshme të kohëpaskohshme.