Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme dëbore në pjesët juglindore. Në orët e pasdites reshjet do të ndalojnë dhe gjatë ditës do të ulen edhe vranësirat. Do të fryjë ere e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht dhe e fortë me drejtim verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus gjashtë deri në dy, ndërsa ajo ditore nga minus tre deri në katër gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell veçanërisht në orët e pasdites. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 8, ndërsa ajo ditore do të rritet deri në 0 gradë Celsius.

Gjatë uikendit do të ketë një rritje të lehtë të tyre. Të dielën pritet kudo të kemi temperatura pozitive dhe do të lëvizin nga zero deri në pesë gradë Celsius.