Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, nëpër fushëgropa dhe lugina lumenjsh me dukuri të mjegullës së dobët dhe vranësirave të ulëta, posaçërisht paradite. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura do të lëvizë prej 12 deri në 17 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura do të arrijë deri në 13 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Nëpër fushëgropa do të ketë dukuri të mjegullës së dobët dhe vranësirave të ulëta, posaçërisht në orët e natës dhe të paradites.