Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore do të ketë reshje lokale të shiut dhe borës.

Temperatura do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare.

Temperatura do të arrijë deri katër gradë Celsius.

Ndryshim më i madh i motit pritet nga e enjtja kur për shkak të rrymave të pranishme ajrore veriore, moti do të jetë i ftohtë me reshje të borës dhe me erë të përforcuar të kohëpaskohshme veriore. Gjithkund do të formohet shtresë e borës, në male edhe deri 50 centimetra, ndërsa për shkak erës së fuqishme vende-vende do të ketë edhe sasi më të mëdha të borës. Të premten dhe në ditët e fundjavës temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe gjithkund nën zero.