Shtresa më e lartë e borës në shtet sot në mëngjes në orën 7:00 është matur në Mavrovë dhe Lazaropolë, ku ka 11 centimetra borë, ndërsa në Tetovë dhe në Pozharanë është formuar shtresë bore prej tre centimetrave.

Sipas Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, temperatura më e ulët prej minus shtatë gradë Celsius është matur në Shkup Petrovec, pas çka vijojnë Shtipi me minus pesë, Shkup Zajçev Rid, Kumanovë, Berovë, Gjevgjeli, Strumicë dhe Demir Kapi, me minus katër, Mavrovë dhe Tetovë me minus tre, minus dy në Manastir dhe Kriva Pallankë, minus një Lazaropole, Gjurishte, Vinicë dhe Krushevë…

DPHM-ja paralajmëron se sot moti do të jetë me vranësira me reshje bore, fillimisht në pjesët veriore dhe perëndimore, ndërsa deri në fund të ditës edhe në pjesët tjera të vendit. Në jug të vendit reshjet fillimisht do të jenë kryesisht të shiut dhe pastaj do të kalojnë në borë. Reshje më të mëdha priten në orët e pasdites dhe gjatë natës. Gjithkund do të formohet shtresë bore, në malet deri në 50 centimetra. Do të fryejë erë mesatare, pasdite e përforcuar veriore, por në pjesët jugore paradite era do të jetë jugore. Temperatira do të arrojë prej 1 deri në 8 gradë. Në Shkup me vranësira me reshje të borës, pasdite me erë të përforcuar veriore. Temperatura deri në një gradë Celsius.

Nesër, moti do të jetë me vranësira dhe ftohtë, paradite me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet më të dobët, veçanërisht në lindje të vendit. Do të fryjë erë e fuqishme veriore. Është e mundur paraqitje e reshjeve të borës. Temperatura e mëngjesit prej -9 deri në -3, ajo e ditës prej -9 deri në -2.

Siç paralajmëroi DPHM, gjatë fundjavës vranësirat pjesërisht do të zvogëlohet dhe do të jetë shumë ftohë. Gjatë ditës më ftohtë pritet të jetë të shtunën me temperaturë prej -12 deri në -6, ndërsa të dielën temperaturat e mëngjesit gjithkund do të jenë nën -10, ndërsa në disa vende do të bien edhe deri në -10 gradë Celsius. Pastaj në ditët në vijim, moti do të jetë i ftohtë, por me rritje të lehtë të temperaturave.