Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë të fuqishme veriore e cila përkohësisht nëpër male do të jetë me shpejtësi rreth 100 km/h. Lokalisht do të ketë reshje të dobëta të borës. Temperatura do të arrijë nga -2 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me erë të fuqishme veriore dhe me kushte për reshje të dobëta të borës. Temperatura do të arrijë deri në rreth 3 gradë Celsius.

Edhe nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë, me erë dhe me reshje të dobëta të borës dhe do të fryejë erë e fuqishme veriore. Temperatura e ditës në disa vende do të mbetet në intervale negative. Nga e premtja do të pasojë kthjellim gradual dhe rënie e konsiderueshme e temperaturave të mëngjesit. Gjatë uikendit moti do të jetë me diell, ndërsa gjatë natës së Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët, por shumë i ftohtë me tempraturë nën minus 10 gradë Celsius.