Moti në Maqedoni deri në fund të ditës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në pjesët perëndimore erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura do të arrijë nga -4 deri në 5 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me erë të dobët perëndimore dhe me temperaturë deri në -2 gradë celsius.

Nesër do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha të ngrohta, gjatë ditës më ngrohtë me erë mesatare jugore. Pasdite vranësirat nga perëndimi do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore nëpër male do të ketë reshje të përkohshme të borës, ndërsa në vendet më të ulëta në perëndim të shiut dhe borës. Temperatura e mëngjesit nga -14 deri në -5, ndërsa ajo e ditës nga 2 deri në 7 gradë.

Të shtunën, posaçërisht paradite, në vendet më të larta dhe nëpër male do të ketë reshje të borës, ndërsa në vendet më të ulëta reshje të shiut dhe borës. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore ku do të vijë deri në rritje të shtresës së borës. Në vendet më të ulëta në jug dhe përgjatë vardarit për shkak të temperaturave më të larta shtresa e borës pjesërisht ose tërësisht do të shkrihet. Të dielën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm. Temperatura e ditës do të jetë rreth zeros.