Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur së fundmi për të ardhmen dhe lajmet që e “largojnë” nga “verdhekuqtë”.

Në një komunikim të fundit me mediet, portugezi tha se kërkon të tjera kushte që të qëndrojë te Roma, ndërsa i bëri këto deklarata përpara takimit me pronarët.

“Unë do të shkoj me pushime të hënën dhe gjatë pushimeve mendoj vetëm për ekipin. Unë dua të qëndroj, megjithatë, lojtarët e mi meritojnë më shumë dhe unë meritoj më shumë. Jam lodhur duke qenë një trajner, një njeri komunikues, fytyra që thotë se na vodhën diçka. Dua të qëndroj me kushtet që të mund të jap më shumë”, deklaroi Mourinho.