Ballina Sport Mourinho rikthehet në radarin e Realit për postin e trajnerit

Mourinho rikthehet në radarin e Realit për postin e trajnerit

Zinedine Zidane thuhet se e ka humbur besimin e bordit të Real Madridit dhe pritet që t’i tregohet dera në një të ardhme të afërt.

Në ndërkohë, Goal raporton se krerët e klubit spanjoll janë duke u angazhuar që ta kthejnë Jose Mourinhon në Santiago Bernabeu.

Legjenda franceze u rikthye te Los Blancos në fund të sezonit të kaluar, në mënyrë që ta rikthente skuadrën në majat e futbollit spanjoll dhe evropian.

Mirëpo, rikthimi i tij nuk i ka plotësuar pritshmëritë, ashtu që po flitet se në ditët në vijim mund të shkarkohet.

Në ndërkohë, Mourinho është favoriti kryesor për ta zënë vendin e tij, edhe ai një ish-trajner i Real Madridit.

Portugezi është pa punë prej se u shkarkua nga Manchester Unitedi dhe i ka refuzuar disa oferta, pasi dëshiron të kthehet në kryeqytetin spanjoll.