Reperi i njohur kosovar Mozzik ka qëndruar në Hagë dhe e ka takuar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin.

Lajmin e bëri të ditur vet ai nëpëmjet rrjeteve sociale.

Reperi tha se Veseli është i fortë guri dhe i pathyeshëm.

“I fortë guri , i pathyeshëm si gjithmonë. Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur. Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë”.

Mozzik tha se ka takuar edhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kreun e Organizatës së Vetëranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se keni të fala nga të gjithë.

“Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë”.