Ministria e Punëve të Brendshme në një njoftim për media njoftoi se në ditën e zgjedhjeve më 11 dhjetor, shërbimet administrative do të punojnë për dhënien e letërnjoftimeve, por vetëm qytetarëve që e kanë humbur letërnjoftimin ose ju është vjedhur, si dhe qytetarëve të cilëve i është dëmtuar letërnjoftimi.

“Gjithashtu, në të njejtën ditë do të behët edhe dhënia e letërnjoftimeve qytetarëve që i kanë gati. Të dielën, më 11 dhjetor viti 2016, do të punojnë shërbimet administrative prej orës 07:00 deri në orën 19:00, por vetëm për dhënien e letërnjoftimeve të gatshme”, qëndron në njoftimin e MPB-së.