Me rastin e 7 majit, Ditës së policisë së Maqedonisë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të brendshme dhe të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës vizituan Qendrën për fëmijë me nevoja të veçanta në Tetovë.

Përfaqësuesit e MPB-së dhuruan një klimatizues dhe paisje tjera për punë të kësaj qendre. Qëllimi i vizitës ishte që në kët ëmënyrë të shprehet mbështetja për këta fëmijë me nevoja të veçanta.

Qendra për fëmijë me nevoja të veçanta falënderoi policinë duke bërë të ditur se kujdeset për 16 fëmijë me të cilët merren dy defektologë, katër infermiere dhe një punëtor social.