Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë ka vërtetuar se janë ngritur shtatë padi penale dhe janë arrestuar 18 persona në votimet e djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Dy padi penale janë ngritur për ”prishje të dokumentacionit zgjedhor”, kurse pjesa tjetër lidhetme veprën ”shkelje të fshehtësisë së votës”, ”shkelje të të drejtës për përcaktimtë votuesve”, ”pengim të zgjedhjeve dhe votimit”, ”prishje të dokumentacionit zgjedhor”, ”dhunë” dhe ”dëmtim të gjësendeve të huaja”.

Gjithashtu, MPB-ja bën të ditur se ka edhe tetë padi për kundërvajtje për fotografim të votës me telefon celula. Për këtë rast janë arrestuar 18 persona, tetë nga të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale, kurse shtatë kanë kryer vepër për kundërvajtje, sipas Ligjit për zgjedhje.

Në Polici kanë arritur edhe gjashtë padi për keqpërdorim të detyrës zyrtare të shërbyesve policor, ndaj të cilëve janë marrë masat e duhura./Telegrafi/