Në rrugën Strugë – Ohër janë kapur 80 kilogram marihuanë e cila vlerësohet rreth 250 mijë euro ndërkohë ishte pjesë e transportit ndërkombëtar.

Në aksionin policor për mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit” Stacioni i Strugës në koordinimi me Prokurorinë Themelore Publike në Strugë në orët e mbrëmjes në rrugën rajonale Strugë – Ohër, në afërsi të Strugës janë kapur 80 kilogram marihuanë.

Vlerësohet se kap vlerën e rreth 250 mijë euro ndërkohë ishte pjesë e transportit ndërkombëtar.

“Në bregun e liqenit, u arrestuan dy persona, në afërsi të të cilëve u gjetën katër thasë me marihuanë në masë rreth 80 kilogram, në vlerë rreth 250 mijë euro”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar padi penale në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal për prodhim dhe tregti të lëndëve narkotike në mënyrë të paautorizuar.