MPB: Menjanohet problemi me ngrohjen në objektet e ARM-së

Ndërprerja e djeshme e furnizimit të energjisë termike në kazermën ‘Strasho Pinxhur’ në Petrovec është për shkak të defektit të sistemit për ngrohje dhe jo për shkak të mungesës së mazutit, theksohet në reagim.

 

‘Ministris e Mbrojtjes mohon se nuk ka sasi të mjaftueshme të mazutit për ngrohje në kazermë. Njëkohësisht informojnë se defekti është mënjanuar të njëjtën ditë dhe se vazhdon ngrohja e objekteve në kazermë’, thuhet në njoftim.

Duke marrë parasysh, thuhet në njoftim, temperaturat e ulëta në Maqedoni, ka filluar procedura për furnizimin e sasive shtesë të mazutit, me qëllim ngrohjen e objekteve të ARM-së. /Telegrafi/