Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se merr udhëzime direkte nga Prokuroria Themelore se si të veprojë me të ndaluarit të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj deputetëve në Kuvend.
Në komunikatën e MPB-së thuhet se Prokurori, një ditë më parë ka kërkuar lirimin nga stacioni policor të tre të dyshuarve, pas marrjes së tyre në pyetje. Prokurori i paemëruar në komunikatën e MPB-së, më tej kërkon edhe të informohet për rrjedhën e hetimeve të policisë si dhe vetë Prokuroria të udhëzojë nëse ata duhet të privohen nga liria, transmeton Alsat M.