Qeveria në seancën e sotme, miratoi një konkluzion për të detyruar Ministrinë e Punëve të Brendshme që t’i stopojë procedurat vijuese për sistemime dhe avancime në Ministri, sepse janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Qeverinë.

Në seancë u miratua edhe propozimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në 14 ditët e ardhshme.

“Qeveria në seancën e sotme të 59-të, miratoi konkluzion të dorëzojë deri te presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut raport për aktivitetet e ndërmarra të institucioneve shtetërore për përballjen me krizën e shkaktuar nga koronavirusi duke analizuar situatën dhe duke propozuar gjendje të jashtëzakonshme në 14 ditët e ardhshme, për shkak të nevojës veprimeve të domosdoshme për t’u përballur me KOVID-19 dhe për shkak të masave ekonomike”, informoi shërbimi pres shërbimi qeveritar.