MPB ka dërguar një demant në lidhje me tekstin “Truproja e Thaçit është arrestuar me kallashnikov, ndërsa Cavkov e ka liruar”

 

“Në lidhje me ngjarjen e datës 28.05.2016 kur në Tetovë në veturën e tipit “Audi” me tagra nga Tetova e drejtuar prej një 25 vjeçari është gjetur një pushkë automatike AK 47, dhe disa plumbave pa leje, në lidhje me atë se për lirimin e tij është i përfshirë edhe ministri i punëve të brendshme, Mitko Cavkov, ministria i demanton spekulimet e tilla tendencioze.

 

Pas zbulimit të armës jo legale, personi menjëherë është arrestuar dhe pas kryerjes së bisedës informative me të deri nga Prokuroria Themelore Publike i njëjti është lëshuar në liri, ndërsa arma, vetura dhe municionet janë konfiskuar dhe dërguar për ekspertizë për shkak të dokumentimit të tërësishëm të rastit”, thuhet ndërmjet tjerash në demantin e MPB-së./tetovasot