Përforcim shtesë i marrëdhënieve midis dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës është qëllimi i vizitës në Shkup dhe takimet me kreun politik, të ministres alternative të Punëve të Jashtme të Greqisë, Sia Anagnostopulu, kumtojnë nga MPJ-ja e Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-së nga Athina.

Anagnostopulu në mbrëmje do të arrijë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të realizojë takime me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrovin dhe me zëvendëskryeministrin i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmanin.

Në delegacionin grek do të jenë edhe deputetët Teodora Xakri dhe Joanis Sifakis, si dhe sekretari i përgjithshëm për Çështje Evropiane dhe nëpunës tjerë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë.