Pas nëntë fluturimeve çarter të shtetasve të Maqedonisë nga Malta, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Austria dhe Zvicra, sot në bashkëpunim me Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Londër, Sekretariati i Qeverisë, MPB, Ministria e Shëndetësisë dhe MPJ kanë organizuar fluturim çarter për kthimin e shtetasve të Maqedonisë nga Mbretëria e Bashkuar.

Nga aerodromi në Luton, në afërsi të Londrës, me fluturim me ‘Wiz Air’ janë regjistruar 130 qytetarë.

“Gjithashtu ju informojmë se sot organizohet për herë të katërt konvoj humanitar, kësaj radhe nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, me çka shteti do të kthejë 64 shtetas të Maqedonisë me 19 automjete”, shprehen nga MPJ.

MPJ thotë se numri i shtetasve që janë kthyer deri sot është 2.431 dhe se ditëve në vazhdim është paraparë kthimi i shtetasve me fluturim çaret nga Franca dhe Belgjika.