MPJ e Serbisë “e dënon ashpër” takimin e Albin Kurtit me diplomatët norvegjezë

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë “dënuar ashpër” takimin e Arne Sannes Bjørnstad, përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë – Departamenti i Evropës Juglindore, dhe Jens Erik Grøndahl, ambasador i Norvegjisë në Kosovë, me kryeministrin në ardhje të Kosovës, Albin Kurti, që, sipas raportimit të mediave serbe, u mbajt me flamurin e Shqipërisë (ai është simbol kombëtar, para se shtetëror – sqarim ynë).

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, FoNet, Albin Kurti është ithtar i krijimit të Shqipërisë së Madhe. Secili që takohet në Prishtinë me njeriun që do të jetë (në zhargonin e kësaj ministrie përdoret shprehja – “që pretendon”, sqarim ynë) kryeministër i Kosovës legalizon idenë e Shqipërisë së madhe, përkatësisht bashkimin e Kosovës me Shqipërinë” thekson komunikata për media e MPJ të Serbisë.

Kjo ministri nuk heziton t’u japë ders “të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, sidomos vendet e Europës, që të jenë të kujdesshme nga legjitimimi me këso provokimesh”, vlerëson kjo ministri. /Koha.net

SHPËRNDAJE