Dokumentet për negociata në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ka shenjë për sekret dhe janë shkruar në evidencën publike të Asamblesë Parlamentare dhe të Këshillit ministror të Bullgarisë, kumtoi sot shërbimi për shtyp bullgari i MPJ-së.

Siç shkruan MIA, komunikata e MPJ-së bullgare paraqet reagim ndaj thirrjes që partisë qeveritare “Vazhdojmë me ndryshime” të kryeministrit Kirill Petkov deri te shefja e diplomacisë Teodora Gençovska “për të hequr shenjën për sekret nga dokumentet e lidhura me RMV-në”.

“Dokumentet kanë numrat pasues: hyrje № КВП – 47-253-05-71 / 20.06.2022; dalje № 01-00-233 / 20.06.2022; hyrje № КВП – 47-253-05-72 / 20.06.2022; dalje № 01-00-233 / 17.06.2022; hyrje № 04.06-781 / 20.06.2022; dalje № 29.01.9 / 20.06.2022. Kështu janë dorëzuar, dokumentet e sipër përmendura që janë të qasshme për shqyrtim të të gjithë deputetëve nga 47. Asambleja Kombëtare e Republikës së Bullgarisë”, theksohet në kumtesën e MPJ-së.
Thirrja e partisë në pushtet “Vazhdojmë me ndryshime” vjen në kohën kur në Parlamentin bullgar vazhdon debati pas nismës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së Petkovit, prej të cilës u tërhoq partia “Ka një popull të tillë” nga rradhet e të cilës vjen Gençovska.
Gjatë debatit të sotëm pas nismën, bashkëpartiaku i Gençovskës, deputeti Toçko Jordanov e kualifikoi Petkovin si “tradhtarë kombëtarë” dhe e akuzoi që së bashku me këshilltarët e tij gjatë gjithë kohës kanë punuar “kundër interesit kombëtarë të Bullgarisë në lidhje me Maqedoninë e Veriut”./MIA