Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova tha sot se Moska zyrtare dënon verdiktin e Prishtinës për Ivan Todosijeviqin, ish-ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai ishte dënuar me dy vjet burgim lidhur me deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Todosijeviq akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar”, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarja e MPJ-së ruse thotë se dënimit i Todosijeviqit është “dëshmi e mëtejshme e represionit anti-serb autoritetet e Kosovës zbatojnë në mënyrë sistematike”.

“Ne e dënojmë me forcë aktgjykimin e Prishtinës kundër deputetit të Listës Serbe, Todosijeviqit sepse ai foli për natyrën e falsifikuar të ngjarjeve në fshatin Reçak”, shtoi ajo, raporton Sputnik, transmeton Klan Kosova.