Bazuar në vendimin e BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut për mbylljen e hapësirës ajrore evropiane për linjat ajrore ruse, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) u bën thirrje qytetarëve tanë që qëndrojnë në territorin e Federatës Ruse të përdorin fluturimet komerciale ende të disponueshme tokësore dhe detare për t’u larguar nga ai vend. Ky paralajmërim vjen pas mundësisë së një ndërprerjeje të plotë të fluturimeve drejt dhe nga Rusia.

“Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që planifikojnë të vizitojnë Federatën Ruse në periudhën e ardhshme të përmbahen nga udhëtimi drejt saj”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Prej atje thonë se monitorojnë nga afër situatën dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë me të cilët shkëmbejmë informacione dhe analiza për gjendjen aktuale në baza ditore.

Numrat e mëposhtëm të telefonit të Ambasadës janë në dispozicion për të mbështetur qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse:

+ 74 99 124 33 57 (fiks)

+ 79 58 643 34 63 (celular)

e-mail: [email protected]

[email protected]

Po ashtu, qytetarët tanë mund të kontaktojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme në linjën telefonike +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected].

“Njëkohësisht, njoftojmë të gjithë qytetarët tanë, që ndodhen brenda apo jashtë vendit tonë, të ndjekin dhe të informohen vetëm nga kanalet zyrtare të informimit që vijnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë. Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë situatën në Rusi dhe do të informojë me kohë për udhëzimet e mundshme shtesë për veprimet e qytetarëve tanë”, thuhet në kumtesë.