Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) ju bën thirrje kompanive private t’i respektojnë detyrimet e Ligjit për marrëveshje kolektive, në mesin e të cilave edhe pagesën e K-15 deri në fund të vitit.

Siç thonë nga MPPS, pagesa e regresit për pushim vjetor (K-15), është e drejtë që garantohet me marrëveshjen për ndryshim dhe plotësim të marrëveshjes kolektive të përgjithshme për sektorin privat nga fusha e ekonomisë.

Në marrëveshje thuhet se punëtori ka të drejtë për regres për pushim vjetor në vlerë prej së paku 40 përqind nga paga bazë, me kusht që punëtori të jetë i punësuar së paku gjashtë muaj kalendarik tek i njëjti punëdhënës.

MPPS i fton edhe punëtorët, të cilëve nuk ju është paguar K-15, ta paraqesin në numrin e Inspektoratit Shtetëror të Punës – 15131.