ë drejtat e parave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve për muajin maj do të paguhen para kohe. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon përfituesit për të drejtat e ndihmës financiare nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve se duke filluar nga e marta, 2 qershori, do të kryhet pagesa me faza, e ndihmës së garantuar minimale, kompensimi për aftësi të kufizuara, kompensimi për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, kompensimi i pagës me orar të shkurtuar të punës, shtesa për strehim dhe e kompensimit të përhershëm.

Pagesa, siç informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të realizohet në tre grupe në të gjitha filialet e hapura dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me rendin e vendosur alfabetik, sipas shkronjës së parë të mbiemrit më 2 qershor (e martë) – A, B, V, G, D, Gj, E, ZH, Z, X; më 3 qershor (e mërkurë) – I, J, K, L, LL, M, N, NJ, O, dhe më 4 qershor (e enjte) – P, R S, T, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH.

Pagesa etapore e të drejtës së pagesës nga mbrojtja sociale dhe fëmijërore bëhet me qëllim që të evitohet turma e madhe para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe e shfrytëzuesve e këtyre të drejtave në kushte të rrezikut nga virusi Kovid-19, thonë nga MPPS.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën apel përdoruesve që kanë kartela pagesore në lidhje me llogarinë e transaksionit, në të cilën paguhen të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, të mund t’i tërheqin mjetet financiare nga bankomatet, t’i përdorin ato për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankarisë elektronike dhe celulare, nga 2 qershori, e martë.