Drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi, thotë se kanë hapur para-hetim për bankën “Eurostandard”.

Muaremi në një intervistë për TV24, tha se ata kanë indikacione serioze të keqpërdorimit të fondeve evropiane, të dhëna nga ish-drejtoresha Lidija Dimova për Agjencinë Evropiane të Arsimit.

“Për herë të parë do ta them publikisht se Drejtoria e Policisë Financiare vepron, pra është në fazën e para-hetimit për bankën Eurostandard dhe në atë pjesë më shumë nuk mund të them, por nga vetë momenti i sqarimit publik se Banka Eurostandard hynë në falimentim, te ne është pranuar padi dhe është marr urdhër nga Prokuroria Publike dhe veprohet”, tha Muaremi.