Shkarkohet Muhamed Ismaili nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të Unitetit?

 

Kuvendi Qendror i partisë politike Uniteti, sot më 19 mars 2017, mbajti mbledhjen e iniciuar nga ana e  kuvendarëve, me pikën e vetme të rendit të ditës: Shkarkimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Muhamed Ismailit.

Siç mëson “Eskluzvisht” Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në mbledhje u diskutuan arsyet e kësaj iniciative dhe pas analizave dhe debatit konstruktiv, anëtarët e Kuvendit Qendror me shumicë votash e shkarkuan Muhamed Ismailin nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë politike Uniteti./zhurnal