Dasma e Bisera Jordanovska dhe Muhamed Zekiri, e cila u mbajt në vikendin e kaluar në hotelin “Double Tree by Hilton” ishte një ngjarje që e tërhoqi vëmendjen e opinionit dhe ka nxitur reagime në rrjetet sociale, shkruan Tetova1.

Nusja, ish drejtoresha e televizionit Alsat-M, dhëndëri në një kohë kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në televizionin e njëjtë para së të futet në politikë, dhe sot është deputet dhe nënkryetar i LSDM-së. Ajo është ortodokse, ai është mysliman, diçka krejtësisht e parëndësishme në botën moderne, por këtu tek ne, megjithatë është ende temë tabu dhe vështirë e kuptueshme dhe e pranueshme për pjesën më të madhe të popullit.

Dytë e kanë martesën e dytë. Bisera ka djal, Muhamedi dy vajza, ndërsa rrugës është edhe fëmija i tyre i përbashkët, për të cilin zbuluan se do të jetë vajzë. Lidhjet midis personave të pjekur, të mbushur me dashuri, shpesh herë është e pritur që të përfundojnë me martesë dhe zgjerim të familjes.